Kabashi, sa i urryer aq edhe e lakmojnë disa...

Hendboll

Kabashi, sa i urryer aq edhe e lakmojnë disa...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:49
Taib Kabashi

Trajneri Taib Kabashi është prej më të urryerve në hendbollin e Kosovës.  Nuk e urrejnë të gjithë, por një numër i caktuar i klubeve, për faktin se Kabashi (ish përzgjedhës i kombëtares së Kosovës) me pamjen e tij shumë herë krijon edhe nervozizëm te rivalët. Sepse Kabashi ka një pamje motivuese në çdo ekip që udhëheq madje ai edhe kur është puna shumë keq, di apo siç thonë ka mjeshtri ta motivojë lojtarin në ekstrem për të fituar.

Kabashi sa ishte në Prishtinë, ajo luftonte për trofe, pas një kohe u rikthye në Trepçë të Mitrovicës, ku e mori nga balta dhe e bëri nënkampion të Kosovës dhe siguruan edhe një vend në garat evropiane: Kabashi, sa është i urryer aq edhe e lakmojnë disa klube.  Dikush që nuk do t’i përmendet emri, tha: “Taibi është i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës, sepse ka mjeshtri për t’i motivuar lojtarët me taktikat dinake të tija”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat