Kosova pa disa lojtare ndeshet me Islandën

Hendboll

Kosova pa disa lojtare ndeshet me Islandën

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 16:15
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshën U-17  (femrat), udhëtoi për në Shkup, ku do të jetë pjesëmarrëse e Euro 2017 në Divizionin B nga data 31 korrik deri me 6 gusht. “Kosova pas 15 ditëve në përgatitje, edhe përkundër mobilizimit nuk ia doli te kompletohet edhe me disa hendbolliste për shkak te procedurave administrative dhe ne Shkup udhëtoi pa tri lojtare shumë të mira: Zogaj, Gjikokaj e Rrahmani, por shpresojmë se do të angazhohen maksimalisht për rezultate sa më të favorshme, kur dihet se për kundërshtare ka Slloveninë, Islandën, Izraelin dhe Bullgarinë. Ndeshjen e parë Kosova e luan nesër (19.00) në palestrën ‘Kale’, kundër Islandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat