A u largua me zemër të thyer nga Kosova?

Hendboll

A u largua me zemër të thyer nga Kosova?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:59
Bellma Beba, Burneta Rama e Izet Gjinovci

Shqiptarja nga Gostivari, Bellma Beba, anëtare e klubit të hendbollit HSG Würm-Mitte nga Gjermania, ka folur me superlativ për Federatën e Hendbollit të Kosovës.  

Paksa nga Kosova largoheni me zemër të thyer, pasi që herën e fundit disa trajnerë nuk iu votuan për hendbollisten më të mirë të Vitit, a mendoni se iu bë me inat, kur dihet se ishit lojtarja që bëtë diferencën në çdo ndeshje?

“Nuk ndihem e lënduar sepse federata me ka shpallur dy herë lojtaren më të mirë në Kosovë dhe atë duke e ditur që jam lojtare me pasaportë maqedone. Kam qenë e privilegjuar prej anës së federatës, duke u nisur prej kryetarit, sekretarit,  kështu me radhë. Sigurisht kanë menduar që rastin t’ua japin edhe lojtareve me të reja të Kosovës dhe më e mira ishte shpallur Burneta Rama dhe me plot meritë. Kështu që aspak nuk largohem me zemër të thyer, mendoj që ka qenë një vendim korrekt prej bordit të federatës”, përgjigjet hendbollistja Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”. Beba një kohë luajti për Kastriotin e Ferizajt dhe së fundi për kampionen Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat