Devaja e Gjinovci, dikur të pandashëm, por sot...

Hendboll

Devaja e Gjinovci, dikur të pandashëm, por sot...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:27
Mexhit Devaja e Iezt Gjinovci

Vitet kalojnë, jeta ndryshon, gjithsesi edhe pozicionet! Mexhit Devaja, ish kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, njihet si figura kryesore apo emblema që ka ndërkombëtarizuar hendbollin tonë. Ai ka mbetur si kryetari i parë nga sportet kolektive që futi hendbollin në familjen evropiane (EHF), pra me të drejta të kushtëzuara pikërisht me 18 dhjetor të vitit 2004, kur ishte mbajtur Kongresi në Budapest! Dhe Devaja e Izet Gjinovci, ky i fundit është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, një kohë ishin të pandalshëm! Të pandashëm në shumë aktivitete e kryen shumë punë të mëdha.

Të pandashëm ishin deri në nëntorin e vitit 2012, kur Devaja më nuk ishte kryetar, për faktin se nuk ia lejonte statuti të rizgjidhet sërish dhe në vend të tij vjen Eugen Saraqini. Saraqini futet në histori si kryetar që në periudhën e tij FHK u pranua me të drejta të plota në EHF e IHF. Fundja, Gjinovci e Devaja, dikur dy veprimtarë e shokë të pandashëm, por tani nuk janë si dikur, sepse kështu është jeta sportive dhe nuk janë as të parët dhe as të fundit që i ndanë rrugët. Si Devaja po ashtu edhe Gjinovci, nuk kanë asgjë personale njëri me tjetrin, por gjithmonë kanë respektin e ndërsjellë dhe nuk i harrojnë sfidat e shumta që kaluan bashkë në kohë të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat