Fillon edicion i ri

Hendboll

Fillon edicion i ri

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja mes skuadrave Besa FamGas e Kastrioti e hap kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Edicioni 2017/18 i Superligës së meshkujve nis të premten (nesër) nga ora 19:00 kur Besa luan ndeshjen e parë në tentim për të mbrojtur titullin dhe për të vazhduar dominimin në hendbollin e vendit. Përballë Besës do të jetë rivali i vjetër, Kastrioti i Ferizajt. Ndeshja luhet në palestrën "Karagaçi" në Pejë.
Të shtunën në program janë ndeshjet Trepça -Drita e Vushtrria - Samadrexha, ndërsa java e parë te meshkujt mbyllet të dielen me takimet Prishtina -Zhegra e Llapi - Vëllaznimi. Disa skuadra kanë nisur më herët përgatitjet e disa më vonë, por pritet rivalitet për pozitat e kreut që sigurojnë daljen në gara evropiane. 
Edicioni nis edhe te femrat. Të shtunën luhen dy takime: Prishtina - Drita, Samadrexha - Istogu. Ndërsa dy takimet Vëllaznimi- Vushtrria dhe Kastrioti -Shqiponja janë shty për të shtunen e ardhëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat