Florent Beqiri, me fat që mbijetoi si selektor!

Hendboll

Florent Beqiri, me fat që mbijetoi si selektor!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:54
Florent Beqiri

Shkarkohet nuk shkarkohet, nuk i vazhdohet, i vazhdohet bashkëpunimi si selektor i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat). Megjithatë Florent Beqiri është me fat që mbijetoi si selektor. Ai as nuk u shkarkua, as nuk iu ndërpre bashkëpunimi, por fal tij Kosova ia doli të kualifikohet më tutje në garat e Kampionatit Evropian. Ish hendbollisti i mirënjohur, nuk shikohej me simpati, por puna e tij ia mbylli gojën të gjithëve që bënë plane për ta larguar, por fatmirësisht nuk kishin zgjidhje ideale dhe Beqiri mbetet në këtë post. Beqiri pavarësisht rezultatit me Hungarinë që luhet nesër në orën 18.00 dhe me 1 tetor kundër Holandës, ai duhet të jetë krenarë për punën sidomos që i dërgojë më tutje këto vasha të talentuara.

E para, kur dihet se Beqiri ka punuar në kushte jo edhe aq të volitshme dhe ka ndërtuar një kombëtare mjaft të respektuar, sigurisht se me Hungarinë do të ketë tepër vështirë, ndaj një fuqie botërore. Mbi të gjitha, Beqiri ka arritur  maksimumin dhe pak ka rëndësi se si do dalë nesër me rezultat, në ndeshjen e grupi 7 ku garon edhe Bjellorusia. Fundja është me fat që mbijetoi si selektor!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat