Nuk kanë të ndalur fitoret bindëse të Besës e Prishtinës

Hendboll

Nuk kanë të ndalur fitoret bindëse të Besës e Prishtinës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Besa FamGas ka fituar bindshëm ndaj Trepçës, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe Prishtina ndaj Dritës. Ishin këto dy ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), që u luajtën të dielen.
Kampionia në fuqi, Besa FamGas, në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti rivalen e vjetër, Trepçën me shifrat 35:20. Trepça është në fazë të riorganizimit dhe kjo ishte ndeshja e fundit që u paraqit me përbërje gjysmake.
Besa ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e edicionit dhe prinë me 10 pikë, sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Tashmë shkëputja me vendin e tretë është katër pikë. E treta mbetet Drita me gjashtë pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e katërt. Trepça renditet e pesta me katër pikë.
Te Besa plot 13 lojtarë realizuan gola, ndërsa më efikasi ishte Korab Tetova me gjashtë gola. Nga gjashtë gola te Trepça i patën Lindrit Fetahu e Fitim Klinaku.
Derbi i javës ishte takimi i zhvilluar në kryeqytet mes Prishtinës e Dritës së Gjilanit. Vendasit herët u shkëputën në rezultat dhe pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat18:13. Në pjesën e dytë epërsia u rrit dhe në fund diferenca ishte 12 gola, 35:23. Petrit Prekazi e Kushtrim Kastrati ishin më efikasët te Prishtina me nga shtatë gola, ndërsa Rinor Selmani ishte më efikasi te gjilanasit me gjashtë gola.
Të shtunën Vushtrria fitoi 41:30 ndaj Llapit, ndërsa të premten Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me dy gola dallim, 25:23. Ndeshja e fundit mes Samadrexhës dhe Zhegrës luhet të martën.

Besa FamGas – Trepça 35:20 (18:7)

Besa FamGas: Curri 1, Idrizi 5, Biljaka 3, Broqi 2, Gjuka 3, Jupa 2, D. Tahirukaj 5, Tetova 6, Megjiq 2, Beqiri, Dre. Tahirukaj 2, Ramosaj 1, Kukrika 2, Berisha, Muqolli 1

Trepça: Rama, Mujka 2, Beqiri, Pllana 1, A. Shala 2, B. Shala, Ujkani, Çela, Klinaku 6, Tahiri, A. Basholli 3, Fetahu 6

Prishtina – Drita 35:23 (18:13)

Prishtina: Berisha, Dubovci, Gashi, Esati, Shahini 3, Gerbeshi, Bajqinovci 2, Ademi 3, Shabani, Syla 4, Gjuka 4, Zherka 5, Terziqi, Prekazi 7, Kastrati 7, Krasniqi

Drita: Azizi 2, Huruglica, Sylejmani, Buqinca, Syla 5, Mehmeti, Misini 5, Mustafi 1, Ramadani 1, Salihu 1, Sahiti 2, Selmani 6, Huruglica

Vushtrria – Llapi 41:30 (20:13)

Vushtrria: Pllana, Shabani, Hyseni, Fejzullahu 5, Jashari 4, Musa 4, Abazgjiku 3, F. Musa, Ademi 5, Mejzini 9, Meholli, Krasniqi 3, Gubetini 6, Mehmeti 1, Karaqa 1

Llapi: Sejdiu, Rexhepi, Visoka 6, Havolli 1, Hasani 6, Hoxha 6, Visoka 1, Abazi 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat