Drita fiton në Vushtrri

Hendboll

Drita fiton në Vushtrri

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:56
KHF Drita

Drita e Gjilanit e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Drita  në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri e mposhti Samadrexhën vendase me rezultatin 26:19. Pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat 13:10 për gjilanaset. Për Dritën kjo është fitorja e dytë. Skuadra gjilanase ka edhe një humbje, ndërsa me katër pikë ndanë pozitat tre e katër me Prishtinën. Samadrexha ka pësuar humbjen e tretë dhe është e fundit në klasifikim (8).

Te Drita lojtarja më efikase ishte B. Ramabaja me nëntë gola. B. Rexhepi shënoi tetë herë. Katër lojtare të Dritës realizuan gola, ndërsa te vendaset gjashtë. Më së shumti shënoi E. Basholli – shtatë gola.

Të shtunën luhen ndeshje e xhiros së katërt. Derbi luhet në Gjakovë nga ora 13:30 në mes Shqiponjës e Vushtrrisë, dy skuadrave që kanë vetëm fitore deri më tani. Ndeshjet tjera janë: Drita – Istogu (15:30), Kastrioti – Samadrexha (16:00), Prishtina – Vëllaznimi (17:45).

Samadrexha – Drita 19:26

Samadrexha: Ar. Maloku, L. Basholli 1, G. Basholli 1, D. Basholli 5, Rr. Basholli, E. Basholli 7, Q. Basholli 3, R. Maloku 2, El. Basholli

Drita: Kaçiku, Daku, Rrudhani, B. Rexhepi 8, B. Ramabaja 9, F. Vokshi 4, A. Pajaziti, E. Krasniqi 5, L. Sadiku, R. Kqiku, Rr. Kqiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat