Klubet mos të udhëhiqen nga njerëz të padijshëm

Hendboll

Klubet mos të udhëhiqen nga njerëz të padijshëm

Nga: Enis Kastrati Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:12
Enis Kastrati

Debate

Hendbolli po kalon periudhën më të errët të ekzistimit si sport! Ilustruesi më i mirë është se ditë më parë klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) shkaku i krizës nuk udhëtuan për ta luajtur ndeshjen në Mitrovicë, kundër Trepçës. Kjo është gjendja e hendbollit dhe kjo dëshmon se brenda një kohe jo të largët edhe disa klube do të ballafaqohen me situatën identike dhe mund të marrë përmasa shqetësuese edhe vetë liga, se mund të çrregullohet nëse nuk ndërmerren masat e nevojshme në klubet e ndryshme, të paktën të gjejnë sponsorë seriozë. Është për të ardhur keq kur e pash që Kastrioti nuk ka udhëtuar fare për të zhvilluar ndeshjen me Trepçën dhe me të vërtet kjo t’i ndodhë një klubi me renome është shumë e keqe. Disa herë në shkrimet e mija e kam theksuar se jemi duke shkuar drejt humnerës dhe kjo sa vijnë e kalojnë ditët po bëhet realitet.

Mirëpo, kjo gjendje si duket po i konvenon dikujt apo i shkon për fytyre.  Hendbolli ka kohë që ka hyrë në atë rrugën e krizës dhe nuk mund të dalë. Nuk duhet lejuar klubet që t’i udhëheqin njerëzit që e kanë prurë këtë gjendje këtë sport me traditë. Pra njerëz që nuk kanë lidhje me sport! T’i mund të jesh menaxher i mirë, mirëpo në sport ndoshta nuk ke prirje nëse je menaxher i mirë, mundohu të sjellësh fonde e jo të bëhesh edhe trajner, edhe kryetar, edhe lojtar e të mos kesh dijeni fare për at sport. Kjo është një e vërtet që ndodhë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat