Edhe Prishtina e dobët për Besën!

Hendboll

Edhe Prishtina e dobët për Besën!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:26
Pamej nga një ndeshje

Kampioni në fuqi, Besa FamGas nga Peja po tregon autoritetin e saj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pejanët u dëshmuan shumë të fortë për Prishtinën, duke e mposhtur me rezultat 33:25, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit në Pejë. Edhe Prishtina u tregua e dobët për Besën, edhe pse disa “njohës” parashikonin se mund t’i shkaktojnë telashe pejanëve, por kështu nuk ndodhi. Trajneri Arben Muqolli i Besës është i kënaqur me fitoren, e cila është e shtata rresht, ndërsa Prishtina pas gjashtë fitoreve radhazi, pësuan humbjen e parë. Besa FamGas kryeson renditjen me 14 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 12 sosh....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat