Në këtë palestër në Kosovë vijnë e luajnë klubet nga Serbia

Hendboll

Në këtë palestër në Kosovë vijnë e luajnë klubet nga Serbia

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:13
Palestra në Zubin Potok

Një palestër mjaft tërheqëse, ku luhen ndeshjet e basketbollit, hendbollit dhe të volejbollit, si dhe mbahen edhe disa nga sportet tjera. Kjo palestër është në veri të Mitrovicës, në Zubin Potok, ku ndeshjet i luajnë klubet serbe nga Kosova. Në këtë palestër vijnë klubet nga Serbia dhe zhvillojnë ndeshjet në kuadër të garave të Serbisë.

Me 2 tetor ka ardhur Partizani i Beogradit dhe u takua me Mokra Gorën, në ndeshjen e hendbollit për meshkuj, ndërsa nesër në orën 19.00 takohen po ashtu në hendboll: Mokra Gora me Cërvena Zvezdën e Beogradit. Në këtë palestër zhvillohen ndeshjet ilegale, ndërsa as Federata e Basketbollit e Kosovës, as Federata e Hendbollit e Kosovës, as Federata e Volejbollit e Kosovës, as Komiteti Olimpik i Kosovës dhe as Ministria e Sportit e Kosovës, ende nuk e panë të arsyeshëm të reagojnë dhe të kërkojnë nga mekanizmat ndërkombëtar që të ndalen këto aktivitete ilegale.

Federatat heshtin dhe kjo është skandal, ndërsa  nesër në hendboll luajnë Mokra Gora dhe Cërvena Zvzeda. Kjo palestër si duke i zë më shumë se një mijë shikues dhe është e Mokra Gorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat