Llapi ka fituar pikët e para

Hendboll

Llapi ka fituar pikët e para

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:39
KH Llapi

Llapi ka fituar pikët e para në edicionin 2017\18 të Superligës së Kosovës në hendboll (mashkujt). Llapi të dielen në Podujevë e mposhti skuadrën e Samadrexhës me rezultatin 32:27. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 13:13, por në të dytën vendasit u paraqitën dukshëm më mirë. Llapi mbetet i fundit me dy pikë, sa i ka edhe Samadrexha në pozitën e parafundit (9). Për dallim nga Llapi, Samadrexha dy pikët i ka fituar përmes barazimeve. B. Abazi me tetë gola udhëhoqi Llapin drejt fitores. M. Jashari e A. Maloku shënuan nga nëntë gola për Samadrexhën.
?
Llapi – Samadrexha 32:27 (13:13)

Llapi: G. Mani, A. Sejdiu, J. Mani 2, A. Haxhiu, M. Maloku, F. Beshiri 2, A. Idrizi 3, E. Havolli, B. Abazi 8, A. Hoxha 6, R. Hasani 6, R. Visoka 5
Samadrexha: D. Maloku, R. Bunjaku, L. Sadiku 3, B. Maloku 2, M. Jashari 9, F. Maloku, A. Maloku 9, D. Basholli 3, Da. Basholli, K. Maloku 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat