Gjyqtari ndërkombëtare i hendbollit, Eshref Beqiri, thumbon me një shkrim. Ai shkruan se në sportin ndërkombëtar nuk ka më të njohshëm, por vetëm nëse e meriton. “03.11.2007 - Ndeshja e parë Ndërkombëtare në garat Cup Winner’s CUP në mes të Canakaya TUR dhe Podatkova UKR. E shkrova këtë se po e shoh që shumë kush po krenohet me sportin e Vushtrrisë për sportistët tonë.
Po ja u rikujtoj juve që nuk mundeni me e përkrah “sportistin” që e ke të afërm, që ke interes prej tij sepse është djali i atij apo këtij. Kur po vijnë qëllimet e caktuara siç janë fushatat, kuvendet etj. po dini kanë me e gjet e me kërku përkrahje.
Por po ju them publikisht që jeni të ultë dhe atë respektin që e keni pas më së keni sepse jam bindur që se meritoni.
Unë do e ndihmoj sportin Vushtrrias gjithmonë si dhe hendbollin Kosovar sepse e kam obligim qytetar pa interes siç e kam bërë me vite të tëra.
E juve ua përkujtoj se unë se bashku me ish Kolegun e kemi bërë prezantimin e Sportit Kosovar në arenën ndërkombëtare, atje ku se keni pas idenë për atë mundësi.
Flamuri i Republikës së Kosovës ka valvu në ato vende të Evropës ku ju as VIZË nuk mundeni me marrë e jo më me shku.
Por kjo e tregon ndërgjegjen e juaj të secilit”, shkruan Beqiri.