Kështu e komenton FHK humbjen e thellë te Istogut - Bota Sot
Kështu e komenton FHK humbjen e thellë te Istogut

Hendboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Kështu e komenton FHK humbjen e thellë te Istogut

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 12:12
Pamje nga ndeshja

Ndonëse luajti mirë për kohë të gjatë gjatë ndeshjes, Istogu e ka humbur edhe ndeshjen e dytë me skuadrën e madhe holandeze Virto/Quintus. Në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, Istogu të dielen pësoi nga Virto/Quintus me rezultatin 40:21. Ndeshja e parë, e luajtur të shtunën, përfundoi me rezultatin 36:13 për holandezet. Me rezultatin e përgjithshëm 76:34, Virto/Quintus kaloi tutje. Kjo skuadër vlerësohet pretendente për të fituar titullin. Vjet ishte në gjysmëfinale të Challenge Cup.
Për Istogun vlerësohet sukses i madh vetë paraqitja në gara evropiane, pasi ndër të tjera në qytetin e Istogut ende nuk është e gatshme palestra dhe hendbollistet ndeshjet i luajnë nëpër qytete tjera. Poashtu skuadra përbëhet nga lojtare të reja. Të dielen ato u mbajtën mirë për shumicën e kohës. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 14:8 për vendaset.
Holandezet armën më të fortë e kishin kundërsulmin. Falë tyre epërsia është rritur më shumë në fund të ndeshjes. Në pjesën e dytë erdhi në shprehje forca e lojtareve holandeze dhe përvoja e tyre, pasi në të parën skuadrat ishin thuajse të barabarta.
Më efikasja te Istogu të dielen ishte Elma Kameri me 11 gola. Albina Rugova realizoi katër gola, Arlinda Krasniqi tri, Arrita Kursani dy e Fatjona Rexhaj një. U dallua me mbrojtje të suksesshme portierja Aurora Shehdadi.
Dy ndeshjet janë luajtur në Holandë, në Kwintsheul. Vlerësohet se përvoja e krijuar në Holandë, përballja me lojtare të nivelit të lartë evropian, do t’iu shërbejë shumë lojtareve të Istogut për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test