Shqiptarja - lojtare e ndeshjes në Gjermani

Hendboll

Shqiptarja - lojtare e ndeshjes në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:54
Bellma Beba

Kur Bellma Beba është në formë pa dyshim se edhe skuadra e Wurme – Mitte nuk ka krizë. Wurm – Mitte si udhëtues triumfoi me rezultat minimal 24:23 kundër TSV Ismaning, në ndeshjen e javës së 11-të të Ligës së Parë të Bayernit në hendboll.

Beba ka qenë e pandalshme, me 11 gola. Sipas faqes së klubit gjerman, Beba nga 11 tentime shënoi po aq gola dhe pothuajse vetë e kishte mundur rivalin.

Beba ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka qenë një fitore shumë domethënëse dhe që i jep edhe më shumë motiv për sfidat e radhës. Wurm – Mitte mban vendin e tretë me 16 pikë (8 fitore e 2 humbje), ka një ndeshje me pak se lideri HSV Bergtheim që ka 20 pikë. Beba sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më mirë dhe vendimtare për skuadrën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat