Kosova rezistoi vetëm një pjesë kundër Polonisë - Bota Sot
Kosova rezistoi vetëm një pjesë kundër Polonisë

Hendboll

E premte, 17 gusht 2018

Kosova rezistoi vetëm një pjesë kundër Polonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:36
Lojtarët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës startoi me humbje në grupin e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019 në hendboll (meshkujt).  Hendbollistët tanë u mundën me rezultat 30:19 nga Polonia. Kosova rezistoi vetëm në 30 minutat e parë, kur rezultati ishte 13:12 në favor të Polonisë, por periudha e dytë ka qenë ndryshe krejt.

Në një atmosferë të mirë në palestrën e sportit Povoa do Varzim të Portugalisë, polakët në pjesën e dytë dëshmuan lojë më efektive, kurse Kosova nuk ishte sikurse ajo e 30 minutave të parë, që ka ndikuar edhe përgatitja fizike jo e bollshme. 

Djelmoshat tanë pësuan humbje me 11 gola diferencë (30:19), ndërsa nesër mbrëma (19.00) do të ndeshen me Portugalinë dhe të dielën (16.30) me Qipron.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test