Devaja, Jupa, Petrova, Shabani e Kçiku apo takim i brezit të sakrificës! - Bota Sot
Devaja, Jupa, Petrova, Shabani e Kçiku apo takim i brezit të sakrificës!

Hendboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Devaja, Jupa, Petrova, Shabani e Kçiku apo takim i brezit të sakrificës!

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:12
Në këmbë: Rifat Shabani e Afrim M. Kçiku. Ulur: Ismet Jupa, Qamil Bytyçi, Mexhit Devaja dhe Ahmet Hysenaj-Petrova.

Mexhit Devaja nga viti 1996 deri në 2012 ka qenë kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ai është kryetari i parë që e njeh bota sportive nga sportet kolektive, që ia doli Federastën e Hendbollit të Kosovës ta anëtarësoi me të drejta të kushtëzuara në Federatën e Hendbollit Evropian përkatësisht me 18 dhjetor të vitit 2004. Largimi i tij ka qenë shkak që statuti nuk ia lejoi të vazhdoi më shumë sipas Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ose nuk e lejoi të zë rrënjë deri 20 vjet karrierë si kryetar federate!  Prof. Ismet Jupa, trajner me dekada i hendbollit dhe një kohë edhe selektor, ndërsa tani drejton akademinë e hendbollit në Ferizaj. Rifat Shabani trajner i mirënjohur dhe i palodhshëm, ndërsa Ahmet Hysenaj – Petrova, kryetar shumëvjeçar i klubit Kastriotit qoftë të femrat qoftë të meshkujt, por suksesin më të madh e pati me femra! Qamil Bytyqi njeriu që dha shumë për futbollin, një kohë kryetar i KF Ferizajt.  Afrim M. Kçiku, fotoreporter i shquar  dhe që kontribuoi shumë me fotot e tij në periudha e ndryshme.  Me një fjalë, brez i sakrificës sidomos në kohën e okupimit (1991-99).

Në këmbë: Rifat Shabani e Afrim M. Kçiku. Ulur: Ismet Jupa, Qamil Bytyçi, Mexhit Devaja dhe Ahmet Hysenaj-Petrova.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test