Edi Kolgeci: Jemi në kontakt me disa lojtarë të huaj - Bota Sot
Edi Kolgeci: Jemi në kontakt me disa lojtarë të huaj

Hendboll

E enjte, 22 shkurt 2018

Edi Kolgeci: Jemi në kontakt me disa lojtarë të huaj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:29
Edi Kolgeci

Edi Kolgeci, kryetar i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), nënkampione vjeshtore, tha se janë në kontakt me disa nga lojtarët. Në bashkëpunim me trajnerin Verim Zherka, a po e hulumtoni tregun e hendbollistëve të jashtëm? 

Po, por ideja dhe dëshira ime është që të kemi sa më shumë lojtarë vendorë kualitativ. Jemi në kontakt me disa lojtarë të huaj (por jo nga Maqedonia dhe regjioni) për të cilët do të kemi nevojë për kupat europiane, sepse do të mundohemi që nëse plasohemi për Europë mos të jemi vetëm sa për sy e faqe apo si turistë, por të mundohemi që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, tha Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Së pari i ftoj të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe hendbolldashësit që të jenë sa më shumë prezent në ndeshjet e KH Prishtina, se përveç se kalojnë një orë relaksi dhe sporti gjatë vikendit ngrisin edhe vetëdijen dhe promovojnë sportin dhe shëndetin për gjeneratat e reja. Jam i bindur se në të ardhmen hendbolli do të jetë një ndër sportet kryesore sa i përket sporteve kolektive në Kosovë. I falënderoj të gjithë ata që na përkrahen në sezonin vjeshtor si dhe ftoj kompanitë dhe të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë KH Prishtinën. 

Jam i bindur se do ju shpaguhet e me ligjin për sponzorizim i cili fillon të aplikohet së shpejti nuk humbin asgjë, por me sponzorim edhe ndihmojnë edhe reklamohen në një mënyrë, kur të kemi parasysh se është për sport dhe të rinjtë besoj që ja vlen”, thotë Kolgeci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test