Qyteti i bjeshkëve të larta, simbol i hendbollit femëror

Hendboll

Qyteti i bjeshkëve të larta, simbol i hendbollit femëror

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:00
Leonora Demaj

Besojnë e shpresojnë se do ta fitojnë titullin e parë në historinë e tyre, klubi i hendbollit Istogu (femrat). Vashat e Istogu janë optimiste se në pranverë do të jenë edhe më të mira se sa në vjeshtë dhe nuk do ta lëshojnë titullin e kampionit. 

Trajneri Faruk Shala ka thënë se ka një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe me kushte shumë të mira, do të jenë konkurrenti kryesor për të gjitha trofetë e mundshme. Istogu renditet në vend të tretë me 15 pikë, dy me pak se kampionet vjeshtore Vushtrria dhe një me pak se Shqiponja e Gjakovës, që mban pozitën e dytë. Vushtrria, Shqiponja, Istogu dhe Prishtina, skuadra që mëtojnë titullin. 

“Qyteti i bjeshkëve të larta dhe i peshkut trofta, simbol i hendbollit femëror”, ka thënë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Federata e Hendbollit të Kosovës ditë më parë ka zgjedhur laureatët e vitit, kurse çmimet kryesore shkuan në qytetin e vogël që deri para pak vitesh ishte i panjohur për opinionin hendbolldashës.

Image

Faruk Shala

Ylli i hendbollit Leonora Demaj për të dytën herë me radhë u zgjodh hendbollistja më e mirë e diasporës. Ajo është e lindur në Danimarkë vjen pikërisht nga Istogu. Ndërsa çmimet kryesore me plot meritë u dedikuan për hendbollistet e Istogut. KHF Istogu klubi më i mirë për gjenerata të reja: Elma Kameri - hendbollistja më e mirë e Kosovës, pastaj Fatjona Rexhaj - hendbollistja më e mirë e re në Kosovë. Arlinda Krasniqi për të disatën herë me radhë është më e mira në pozitën e pivotmenes, pa harruar edhe Albina Rugovën që është prej hendbollisteve më të mira që ka sot Kosova. Është çudi se si këtë vit nuk ishte në shtatëshen më të mirë, ndoshta numri i madh i hendbollisteve të Istogut të shpërblyera bëri që kapitenja e kësaj skuadre mos të shpërblehet. “Të gjitha këto suksese individuale...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat