Gjinovci flet nga Beogradi: Kosova pritet në Serbi sikurse burrështetasit e mëdhenj

Hendboll

Gjinovci flet nga Beogradi: Kosova pritet në Serbi sikurse burrështetasit e mëdhenj

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:13
Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, tha se në Serbi janë pritur sikurse me qenë burrështetas!   Kosova do të luajë (nesër, në orën 16.00) ndaj Serbisë U-20, në kuadër të grupit të pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror (femrat). Ndeshja zhvillohet në periferi të Beogradit, Kovilovo.

“Lirisht mund të them, se prej momentit kur kemi hyrë në kufi me Serbi e deri me tani, ka qenë një organizim dhe siguri e madhe, gati e tërë Serbia në këmbë lidhur me delegacionin e Kosovës. Në çdo kryqëzim, në çdo  rrugë, qytete kanë qenë forca të mëdha policore. Na kanë marrë në kufi shtatë vetura të policisë speciale, sikurse që i presin burrështetasit e mëdhenj. Në kufi na ka pritur fortë mirë, ku ishim me fanella të Kosovës dhe mbishkrimin në shpinë Kosova.

Dihet se opinioni serb është i irrituar me federatën serbe dhe shtetin e tyre, që kanë lejuar të luajë ekipi i tyre pa simbole në Serbi dhe Kosova të luajë për herë të parë në histori si shtet në këtë vend. Ata kanë marrë masa të mëdha dhe në çdo kilometër të rrugës ka pasur polici,  përpos atyre që kanë qenë në konvoj. Ka qenë siguri e hatashme. Jemi në hotel të akomoduar dhe është shumë mirë. Shpresoj se vajzat tona do të tregojnë veten dhe të arrijmë rezultat të mirë”, tha nga Beogradi, Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat