Beba prej më të mirave, Würm-Mitte fiton derbin

Hendboll

Beba prej më të mirave, Würm-Mitte fiton derbin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2018 Në ora: 12:55
Beba në veprim

Hendbollistja shqiptare, Bellma Beba, sërish protagoniste e fitores së skuadrës Würm-Mitte me rezultat 24:23 kundër ASV Dachau, në derbin e javës së 22-të të Ligës së Parë të Bayernit në hendboll (femrat). Beba u dëshmua shumë e mirë e cila realizoi gjashtë gola, duke e ndihmuar skuadrën se saj drejt dy pikëve të reja dhe janë një hap afër një rangut më të lartë. HSG Würm-Mitte prinë me 38 pikë, duke lënë pas HSV Bergtheim me 36 sosh, ASV Dachau 32, HC Erlangen 30 etj.

Image

Wurm Mitte

“Një fitore e madhe për ekipin tonë dhe besojmë se do të ruajmë pozitën e parë deri në fund, që të ngritemi një rang më lartë. Ishte lojë e fortë, por përqendrimi maksimal ishte arma më e  fortë që fituam derbin”, tha Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat