Faruku: Të gjithë qanim për Elmën! - Bota Sot
Faruku: Të gjithë qanim për Elmën!

Hendboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Faruku: Të gjithë qanim për Elmën!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2018 Në ora: 16:43
Elma Kameri

Data e 6 majit do të mbetet gjithmonë e shënuar me shkronja të arta për klubin e hendbollit Istogu sepse për herë të parë u stolis me Kupën e Republikës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Vashat e Istogut me fat të madh e fituan finalen me rezultat 20:19 kundër Kastriotit nga Ferizaj. Trajneri i Istogut, Faruk Shala, tregon pse qanin të gjithë për hendbollisten Elma Kamerin.

“Sa i përket ndeshjes finale, fillimisht i kisha përgëzuar vashat e KHF Kastriotit për angazhim dhe lojë të mirë dhe janë meritore që u zhvillua një finale interesante, që krijoj edhe atmosferë finale, edhe për neve si skuadër ishte shumë e mirë që me pas për kundërshtar një skuadër të madhe e cila ka fituar shumë kupa dhe tituj, siç është Kastrioti, edhe pse vitet e fundit nuk ka skuadër kualitative si viteve me parë.

Sidoqoftë disa lojtare me përvojë te Kastriotit kanë bërë një diferencë pozitive dhe është zhvilluar finale interesante për dashamirët e hendbollit. Te skuadra ime problem kryesorë ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e skuadrës, ngase para ndeshjes u krijua një atmosferë e zymtë, e tërë skuadra ka qarë dhe një pjesë e publikut, pasi që u kuptua që hendbollistja më e mirë e Kosovës Elma Kameri kishte pësuar një lëndim në ndeshjen finale dhe vajzat nuk janë ndier mirë, jo vetëm për faktin që së kishin ndihmën e saj, por edhe për faktin që po e humbte ndeshjen finale, që edhe për të ishte e para në karrierë, marr parasysh që hendbollistet e Istogut janë të reja në moshë dhe kjo ka qenë hera parë në një finale. E kemi nisur ndeshjen shumë keq, skuadra e Kastriotit ka qenë shumë më agresive sidomos në fazën e mbrojtjes dhe kemi pas vështirësi për të shënuar, si do që të jetë në pjesën e dytë e kemi marrë lojën në dorë.

Kemi luajtur më mirë dhe kemi arritur fitoren më të rëndësishme deri tani dhe shumë të merituar, ku erdhën në shprehje disa lojtare të reja debutuese në skuadrën e Istogu. Normalisht të gjitha ato i çmoj dhe i vlerësoj për angazhim dhe kontribut. Normalisht edhe përkrahja e shikuesve ka qenë shumë e madhe dhe në këtë ndeshje kemi pas lojtaren e 8-të, që deri me tani nuk kemi pas rast ta kemi”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test