Krasniqi zotohet për një Prishtinë më të fortë! - Bota Sot
Krasniqi zotohet për një Prishtinë më të fortë!

Hendboll

E enjte, 20 shtator 2018

Krasniqi zotohet për një Prishtinë më të fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:56
Kreshnik Krasniqi

Kohë vere, pothuajse të gjitha klubet janë në pushime, megjithatë secila ka planet e saja që të jetë më e përforcuar për edicionin e ri sidomos për ato skuadra që do të garojnë në Kupat Evropiane në hendboll. Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, është prej skuadrave më të lëvizshme sa i përket përforcimeve dhe në ditët e ardhshme pritet të sjellë edhe disa emra të rinj në klub. Hendbollisti me përvojë,  Kreshnik Krasniqi, tha se kanë qenë të pafat në edicionin e kaluar sepse kanë mundur të stolisen me ndonjë trofe.

“Bota sot”: Prishtina mbetet pa asnjë trofe, megjithatë si e vlerësoni edicionin që e lamë pas?

Kreshnik Krasniqi: Prishtina është ndër ekipet më me traditë në hendbollin e Kosovës dhe si në çdo sezon edhe sezonin e kaluar është organizuar dhe përforcuar për të qenë pretendente për t’u bërë kampion. Jemi përgatitur për çdo kundërshtar por më së shumti kemi menduar për kundërshtarin kryesor Besën, që patëm edhe sukses duke e mundur pas një kohe të gjatë pa humbje, por që nga ajo ndeshje kemi qenë të pafat, por edhe të hendikepuar, pa disa nga lojtarët kryesorë në kohën kur ishte koha të luftonim për të arritur objektivat si klub.

“Bota sot”: Prishtina merr pjesë në garat evropiane, a e sheh më të organizuar, më të fortë dhe çfarë i duhet më shumë?

Kreshnik Krasniqi: Prishtina ka qenë pjesëmarrëse ndër vite në Kupat Europiane, pa i munguar suksesi. Jemi të njoftuar dhe nuk është diçka e re për ne, jemi të vetëdijshëm që në këtë garë ka kundërshtar të fortë dhe klubet serioze me buxhet të lartë, nga kjo, klubi ka filluar të mendoj herët dhe të përforcohet me disa lojtarë dhe pritet të ketë ende përforcime që të jemi të kompletuar si në fushë ashtu edhe në pankinë.

“Bota sot”: A mendoni se edicioni i ri në Kosovë do të jetë më i fortë dhe Kastrioti si konkurrent tjetër i Prishtinës krahas Besës?

Kreshnik Krasniqi: Për çdo lojtar edhe për mua ashtu edhe për klubet dhe për dashamirët e hendbollit është mirë të ketë konkurrencë dhe cilësi në ligën e Kosovës. Vërtet sezoni që kalojë ka qenë interesant vetëm në ndeshjet Prishtina – Besa, pa nënçmuar punën e klubeve tjera që kanë bërë hapa para dhe besoj që të vazhdojnë me intensitet më të lartë dhe të jenë me konkurrent këtë sezon.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë hendbollit në përgjithësi?

Kreshnik Krasniqi: Hendbolli në përgjithësi do të ketë zhvillim dhe përparim vetëm në një mënyrë e atë kanë filluar tash disa klube, ndër to edhe Prishtina pritet të prezantohet me akademinë e saj, me ndihmën e federatës që të masivizoj punën me grupmosha të reja, që për mendimin tim është edhe themeli që formon një klub, një ligë dhe kombëtare stabile konkurrent me vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test