Hendbollisti i kampionit të Kosovës, Drilon Tahirukaj, shpreson se do ta kenë fat në shortin e Kupës Evropiane, që tërhiqet nesër në Vjenë. Pejanët kanë synime të mëdha në edicionin e ri në garat evropian po ashtu që të vazhdojnë edhe dominimin në garat vendore. “Presim të mësojmë kundërshtarin për garat evropiane.
Përgatitjet i fillojmë javën që vjen dhe besoj që duhet të përgatitemi maksimalisht për çdo kundërshtarë, kështu që mos të lutemi gjithmonë për fat”, tha Tahirukaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A e sheh Besën edhe më të fortë për edicionin e ri?
“Po, gjithmonë mendoj se është më e mirë e më e mirë Besa. Hendbollisti tha se nuk e sheh Besën të pa konkurrencë në edicionin e ri në Kosovë: “Nuk e shoh të pa konkurrencë, por besoj se do të ketë konkurrencë këtë edicion”.