Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Sot, në orën 00:30 të mëngjesit policët e stacionit në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë pranuar një informacion se, në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit është ndaluar personi i kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet F.K (M/K) i moshës 24 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve .

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat