Policia në Ferizaj shqipton 18 gjoba ndaj motoçiklistëve për shkak të parregullsive të dokumenteve

Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj shqipton 18 gjoba ndaj motoçiklistëve për shkak të parregullsive të dokumenteve

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka shqiptuar 18 gjobë kundërvajtëse ndaj motoçiklistëve për shkak të parregullsive të dokumenteve.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’. Në kuadër të këtij aktiviteti sot, policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 18 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:

 Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 12 gjoba
 Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 1 gjoba
 Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 1 gjoba
 Motoçikleta të konfiskuara, 4

Sipas tyre, policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

“Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat