Arrestohet e më pas lirohet një person në Pejë- Policia i gjeti thika, boksa metali, elekroshokë e sprej

Kronikë e zezë

Arrestohet e më pas lirohet një person në Pejë- Policia i gjeti thika, boksa metali, elekroshokë e sprej

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:06
Mallrat

Policia në Pejë ka njoftuar se në vazhdën e planit operativ “Goditja”, sot është arrestuar një person.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar:

2 sprej OC Body Guard,

katër elektroshokë Dimming Light,

thika dhe boksa metalikë.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat