Arrestohet maqedonasi dhe një serb që sulmuan britanikun në Greqi

Kronikë e zezë

Arrestohet maqedonasi dhe një serb që sulmuan britanikun në Greqi

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një i ri maqedonas dhe serb janë arrestuar në ishullin grek të Zakynthos, pasi janë hetuar se e kanë rrahun dhe grabitur bashkëmoshtarin e tyre nga Britania e Madhe.

Maqedonasi ka 17 vjet, një vit më i vjetër se shoku i tij nga Serbia, kurse viktima ka 21-vjeç. Për incidentin, policia greke i ka njoftuar misionet diplomatike të tre vendeve.

Në deklaratën e tyre, policia greke njofton se në plazh janë kapur dy persona duke sulmuar dhe duke i thënë “mbeturinë angleze”.

Sulmuesit së shpejti janë arrestuar, dhe te to është gjetur edhe telefoni i cili është marrë nga viktima. Kundër tyre është ngritur kallëzim penal për dhunë, dhe aktualisht janë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat