Ndodh në Fier/ Burri tregon krimin horror: E zhvesha gruan, e rraha dhe e hodha nga dritarja e banjës

Kronikë e zezë

Ndodh në Fier/ Burri tregon krimin horror: E zhvesha gruan, e rraha dhe e hodha nga dritarja e banjës

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:49
Vendi nga u gjuajt Liljana

“E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”. Ky është rrëfimi i krimit horror të burrit që vrau brutalisht gruan e tij në Fier, pasditen e sotme. Fredi Ruko 52 vjeç është autori i vrasjes, ndërsa viktimë mbeti Liljana Ruko 43 vjeçe.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta të pasdites së të shtunës në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Komshinjtë kanë dëgjuar zënka, debate me zë të lartë.

Ata thonë se më pas kanë parë momentin kur 52 vjeçari e ka hedhur gruan e tij, nënë e dy fëmijëve, nga dritarja.
Edhe pse janë munduar që ta shpëtojnë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.

Në polici autori i ngjarjes ka pohuar se kishin emigruar një kohë të gjatë në Gjermani dhe kishin pak që ishin kthyer së bashku me 2 fëmijët.

“Edhe në Gjermani i kam pasur këto debate”, ka thënë ai para grupit hetimor që e mori në pyetje.  Policia dyshon se xhelozia e burrit çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit, çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania

Dëshmia/ "E pamë si e hodhi Lilianën nga dritarja. Ishte e zhveshur"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat