Arifi: Askush nuk mund ta përdhos flamurin kombëtar shqiptar

Lajme

Arifi: Askush nuk mund ta përdhos flamurin kombëtar shqiptar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:25
Flamuri serb i vendosur pasi u largua flamuri shqiptar

Edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka reaguar pas largimit të flamurit kombëtar shqiptar tek përmendorja e dëshmorit Fatmir Ibishi.

Ai tha se veprimi i përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar tek përmendorja e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi në Konçul është i papranueshëm dhe një provokim për destabilizim të situatës në komunën e Bujanocit. 

"Dënoj ashpër një akt të tillë, i cili rrezikon paqen në Bujanoc, por edhe në Luginë të Preshevës", tha Arifi.

Kryetari i Bujanocit shtoi se pas këtij incidenti, menjëherë ka njoftuar Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, atë të Republikës së Kosovës, si dhe Misionin e OSBE-së për rastin në fjalë.

Megjithatë, apeloj qytetarët që te ruajnë gjakftohësinë dhe mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse flamurin tone kombëtar askush nuk mund ta përdhosë,  ndërsa ftoj organet e rendit që të marrin masa për gjetjen e akterëve të këtij akti vandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat