Pamje të tmerrshme: Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur

Ndryshe

Pamje të tmerrshme: Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur

Më: 28 prill 2024 Në ora: 16:39
Gufran Sawadi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, ku një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj, yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad.

Sulmi ndodhi të premten në brëmje në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi.

Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë, duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit, konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos.

Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.

Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian.

TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.

Gufran Sawadi, nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.

Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023.

Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat