Ndërron jetë vjehrri i Adelina Thaçit

Lajme

Ndërron jetë vjehrri i Adelina Thaçit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:27
Sylejman Meta

Vjehrri i Adelina Thacit, babai i burrit të saj, Bardhylit, ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundje të rënë.

Npëpërmes një postimi në Facebook, Bardhyli ka njoftuar të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët se ka ndërruar jetë babai i tij Sylejman Meta.

Njoftimi i plotë:

LAJM MORTOR NGA FAMILJA META!

Me dhimbje të thellë lajmërojmë familjarët, miqët dhe kolegët se sot, me 29 Tetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtë, ndërroi jetë më i dashuri ynë,

Sylejman META!

- Babai ynë, Sylejman Meta, përmes jetës dhe veprimtarisë së tij, balsamoi një histori tipike veprimtarie kombëtare të kalvarit të intelektualëve Kosovar (lindur në vitin (1937) - që si gjeneratë vunë themelet e para të arsimit e iluminimit, të kulturës dhe ndërtimit të Institucioneve me te larta Arsimore, Akademike e Kulturore – filluar nga Instituti Albanologjik e Universiteti Prishtines e tutje tek Enti Krahinor për Botimin e Teksteve ku ishte Kryeredaktorë, e deri tek procesi i Shtetndërtimi (1974 – 2021) - në rrethana shumë represive e të pastrimit te sofistikuar etnik (vitet 1937 - 1966) – e tutje tek themelimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves - Levizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci - që kurrorezohet me m’vetësimin e Kosoves siç e njohim sot.

Një jete e mbushur me veprimtari, kjartësi orientimi dhe misioni - kombetarë dhe profesional...!

Deri para vetëm 4 ditësh, Baba - Sylejman Meta, jetoi një jetë të shendetshme e aktive në familje me djemt, vajzën dhe nipa e mbesa – si dhe një jetë dinamike bashkëveprimi të përditshëm me kolegët e tij Pensionist - për rregullimin e të drejtave të Pensionistëve të Kosovës si dhe kompensimin e tyre nga Serbia e cila u kishte plackitur Fondin Pensional - nga pozita e Kryetarit te Federates Sindikale të Pensionisteve, te Moshuarve dhe Invalideve te Kosoves!

***

Varrimi bëhet të Dielën, me 31 Tetor 2021, pas Drekës – në ora 13.00 në fshatin Krojmir, tek varrezat e Familjes META!

***

Babë e gjysh, mbetemi krenarë për veprimtarinë tande intelektuale, kombëtare, profesionale, si dhe edukatën e kulturën që e ngjize në familjen tonë!

Me pikëllim,

Bashkëshortja Teuta Meta, fëmijët Besniku, Bardhyli dhe Jennifer Meta, si dhe mbesat Fiona dhe Melisa

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat