Nga KEDS-i propozojnë të lahen nga dy persona njëkohësisht, për shkak të krizës energjetike

Lajme

Nga KEDS-i propozojnë të lahen nga dy persona njëkohësisht, për shkak të krizës energjetike

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 21:06
Ilustrim

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.

Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të pastrohen nga dy persona.

Nëse Gjermania dhe Zvicra thotë, lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala.

Ai tha, bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj, pas ngrohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat