Ministrja Nagavci me telegram ngushëllimi për vdekjen e profesoreshës së muzikës, Seniha Spahiu

Lajme

Ministrja Nagavci me telegram ngushëllimi për vdekjen e profesoreshës së muzikës, Seniha Spahiu

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:34
Seniha Spaniu.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e profesoreshës së njohur të muzikës, Seniha Spaniu.

Në telegram, ajo ka thënë se e pikëlloi pa masë vdekja e së ndjerës.

“Profesoresha Spahiu ka punuar si mësimdhënëse e muzikës në të gjitha nivelet e arsimit, për të mbetur kështu në kujtesën e shumë gjeneratave, si një njeri i përkushtuar për punën dhe për dashurinë ndaj profesionit”.

“Vepra e saj në përgatitjen e pedagogëve të muzikës, tekstet shkollore e universitare, puna kërkimore në këtë fushë, si dhe vlerat e saj njerëzore, do të jenë frymëzuese përgjithmonë për ne dhe gjeneratat që vijnë.  Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish nxënësit e studentët e saj”, thuhet në telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat