​Hidhet molotov në drejtim të një shtëpie në Kishnicë, nuk ka të lënduar

Lajme

​Hidhet molotov në drejtim të një shtëpie në Kishnicë, nuk ka të lënduar

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Sonte rreth orës 20:00 në Kishnicë të Novo Bërdos, në drejtim të një shtëpie është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë.

Shishja që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme, ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Nuk raportohet për persona të lënduar e as për dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare, të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indiciet orientojnë në drejtim të tillë”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat