“Inkurajoj të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin”, pronari i “Beni Dona”, Ragip Mustafa tregon arsyet pse ua rriti rrogat punëtorëve

Lajme

“Inkurajoj të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin”, pronari i “Beni Dona”, Ragip Mustafa tregon arsyet pse ua rriti rrogat punëtorëve

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:09
Ragip Mustafa

Punëtorët e njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë, “Beni Dona”, kanë përfituar rritje të pagave qysh nga fillimi i këtij viti.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të kompanisë “Beni Dona”. Në të tregohen arsyet që e shtynë pronarin Ragip Mustafa, për ta marrë këtë vendim.

“Duke i shqyrtuar rrethanat socio-ekonomike të punëtorëve, si dhe duke pasur në konsideratë inflacionin e tërësishëm i cili është paraqitur në vend gjatë këtij viti, e sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë e cili ka tejkaluar normat mbi 30%, duke ua devalvuar pagat dhe aftësitë blerëse të punëtorëve në përgjithësi, kam vendosur që të t’ju rrisë pagat në shumë prej 30% të gjithë punëtorëve të punësuar në kompani”.

Kjo sipas kompanisë “Beni-Dona”, është bërë konform krizës ekonomike dhe indeksit e çmimeve në përmasa gati shqetësuese dhe të pa përballueshme.

“Prandaj është marrë vendim si më lartë, që edhe të inkurajojmë të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin sepse edhe këtu dinjiteti dhe mirëqenia ekonomike do të rregullohen dhe përmirësohen shumë shpejt”, vazhdon njoftimi.

Kompania “Beni Dona” është një prej kompanive më të mëdha në Kosovë që përfshinë sektorin e ndërtimit, gastronominë e tregtinë. Është një prej punëdhënësve më të mëdhenj në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat