Politologu Avdi Smajljaj në ditën e Krishtlindjeve, ka shkruar se Kosova është vend i të gjithëve.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka një shoqëri pluraliste.
Ai ka thënë se vendi, është i të majtëve e të djathtëve e të tjerëve në mes, fetarëve e jo fetarëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve.
“…të individualistëve e të kollektivistëve e të tjerëve në mes; atyre që nuk i duan xhamitë, kishat, sinagogat, tempujt e objektete tjera fetare, dhe e atyre që i duan xhamitë, kishat, tempujt, e objektete tjera fetare;” – shkruan ai tutje.
Në fund, ai thotë se mbi të gjitha, “jemi shoqëri e të gjithëve”.
Postimi i plotë:
Vendi jonë është i të gjithëve.
Jemi të bekuar që kemi një shoqëri pluraliste (ose të paktën jemi në drejtim të konsolidimit të një shoqërie puraliste), një shoqërie të të gjithëve:
të majtëve e të djathtëve e të tjerëve në mes;
fetarëve e jofetarëve e të tjerëve në mes;
besimtarëve e jobesimtarëve e të tjerëve në mes;
të individualistëve e të kollektivistëve e të tjerëve në mes;
atyre që nuk i duan xhamitë, kishat, sinagogat, tempujt e objektete tjera fetare, dhe e atyre që i duan xhamitë, kishat, tempujt, e objektete tjera fetare;
atyre që (nuk) iu interesojnë xhamitë, kishat, sinagogat, tempujt e objektet tjera fetare;
i të gjithë atyre që mund të zhvillojnë vlera tjera që sot nuk janë;
Mbi të gjitha, jemi shoqëri e të gjithëve.