Serbia ankohet për “Defender 2023”: Nuk na informoi as KFOR-i

Lajme

Serbia ankohet për “Defender 2023”: Nuk na informoi as KFOR-i

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Tashmë që në Kosovë po zhvillohet stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023” në Serbi kanë plasur ankesat. Ishte Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, i cili reagoi së pari duke e quajtur “shkelje të Rezolutës 12/44”.

Staroviq, dëshpërueshëm, vazhdoi të besojë se dikush do të duhej t’i kishte pyetur.

“Jo vetëm që vendet pjesëmarrëse në ushtrim që mbahet në territorin e Kosovës nuk morrën pajtim nga autoritetet kompetente të Serbisë, por githashtu nuk patëm informacione që pëlqimi i nevojshëm i komandantit të misionit të KFOR-it është dhënë për hyrjen e tyre në territorin e provincës jugore serbe (shën: shteti i pavarur i Kosovës)”, ka thënë Staroviq, siç e cituan media serbe.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nga sot deri më 2 qershor.

Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat