Grenell e quan kaos lajmin për ardhjen e 700 trupave të KFOR-it në Kosovë

Lajme

Grenell e quan kaos lajmin për ardhjen e 700 trupave të KFOR-it në Kosovë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:12
Richard Grenell

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar për vendimin që brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa tjera të KFOR-it në Kosovë. E një gjë të tillë, po e sheh si “shembull tjetër kaosi” ish-emisari Richard Grenell.

Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.

E sipas Grenellit, kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.

“Tjetër shembull i kaosit nga Joe Bidenit”, tha ai në llogarinë e tij në Twitter, duke komentuar lajmet që i dha Stoltenbergu.

“Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, vazhdoi Grenell.

Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat