Kurti bashkë me gruan, i viziton bizneset e grave

Lajme

Kurti bashkë me gruan, i viziton bizneset e grave

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:56
Albin Kurti

Në ditën e dytë të Panairit të Punimeve Artizanale, panair i ideuar dhe organizuar nga Gratë për Vetëvendosje– Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, për vizitë ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga gruaja e tij dhe deputete të Kuvendit të Kosovës.

Me anë të kësaj vizite, Kryeministri Kurti, dëshmoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e grave në biznes e artizanale dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Në anën tjetër, gratë pjesëmarrëse të këtij panairi falenderuan kryeministrin për vizitën dhe shprehën mirënjohje për këtë mundësi dhe promovim që iu është bërë nga organizatori.

Në anën tjetër, gratë pjesëmarrëse të këtij panairi falenderuan kryeministrin për vizitën dhe shprehën mirënjohje për këtë mundësi dhe promovim që iu është bërë nga organizatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat