Lajmi i mrekullueshëm - avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania

Lajme

Lajmi i mrekullueshëm - avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania

Nga: M.L. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Avokatët e Republikës së Kosovës tani e tutje do të njihen zyrtarisht nga Republika Federale e Gjermanisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajeti e ka cilësuar lajmin si të mrekullueshëm duke tënë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve por edhe drejtësinë në Kosovë.

Image
Njoftimi i Ministrisë Federale

“Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike”, shkruan mes tjerash ambasadori.

Postimi i plotë:

Çfarë lajmi i mrekullueshëm - avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania

Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare.

Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.

Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane.

Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës! 🇽🇰🤝🇩🇪🇪🇺

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat