Qytetari gjen kuletën e 19-vjeçarit në aeroportin e Prishtinës, e kërkon në internet që t’ia dorëzojë

Lajme

Qytetari gjen kuletën e 19-vjeçarit në aeroportin e Prishtinës, e kërkon në internet që t’ia dorëzojë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Pak orë më parë, një qytetar ka gjetur kuletën e një 19-vjeçari në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kuleta brenda posedonte një shumë të konsiderueshme parash dhe disa dokumente.

Pas gjetjes së saj, qytetari i ka bërë thirrje të gjithë atyre që e njohin 19-vjeçarin, ta lajmërojnë duke e kontaktuar në mesazh privat.

“Sot, rreth orës 20:30, në aeroportin e Prishtinës, e kam gjetur kuletën e Enes Kryeziut me date te lindjes 25.11.2004, me dokumentet dhe paratë.

Ju lutem, nëse dikush e njeh Enesin, të më lajmërojë dhe të më kontaktojë në mesazh privat”, shkroi ai në grupin “Network Prishtina”.

Image
Kuleta e humbur
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat