Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 14:25
Ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat