Pjesëtari i FSK-së i përfshirë në rrahje me tre persona në Podujevë – policia nis hetimet

Lajme

Pjesëtari i FSK-së i përfshirë në rrahje me tre persona në Podujevë – policia nis hetimet

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet mes të rinjëve. Jo rrallëherë ka pasur raste kur të dyshuarit që janë përfshirë në rrahje kanë qenë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku katër persona janë rrahur mes vete.

Media mëson se njëri prej të dyshuarve është pjesëtar i FSK-së, një 22-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) i cili bashkë me të dyshuarit e tjerë janë përleshur me njëri – tjetrin.

Konflikti verbal që eskaloi në sulm fizik fatmirësisht përfundoi me lëndime të lehta.

Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rasin.

Ndërkohë që lidhur me incidentin janë njoftuar edhe në FSK, për shkak të përfshirjes së pjesëtarit të dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat