Kuvendi nesër diskuton për licencën e Kompanisë së Gjeneralit Clark

Lajme

Kuvendi nesër diskuton për licencën e Kompanisë së Gjeneralit Clark

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:26
Kuvendi i Kosovës

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës. Gjatë seancë do të shqyrtohet 10 pika dhe në pikën e tetë do të diskutohet për licencën e Kompanisë së Gjeneralit Clark.

Gjithahtu nesër do të do jetë në rend dite demarkacioni me Malin e Zi.

Ja rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 6 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

7. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat