Thaçi flet për dy çmimet që fitoi Dua Lipa në Brit Awards

Lajme

Thaçi flet për dy çmimet që fitoi Dua Lipa në Brit Awards

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Hashim Thaçi dhe Dua Lipa

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas dy çmimeve që fitoi këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se artistet tona po na bëjnë krenarë me sukseset nëpër botë, përcjell Bota sot.

Ai përmend çmimet e Lipës dhe thotë se shkëlqimit të saj i gëzohen të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Artistet tona çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me suksese kudo në botë.

Dua Lipa theu rekorde me më së shumti nominime për çmimin prestigjioz “Brit Aëards 2018”, ndërsa sonte u shpall artistja më e mirë e vitit dhe fitoi çmimin “zbulimi më i madh artistik i vitit”.

Shkëlqimit global të Duas i gëzohen të gjithë qytetarët tanë. HTH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat