Media gjermane mbi Fake News: Të rinjtë e Maqedonisë ose janë pjesë e një partie ose të papunë ose kanë një faqe interneti

Maqedonia

Media gjermane mbi Fake News: Të rinjtë e Maqedonisë ose janë pjesë e një partie ose të papunë ose kanë një faqe interneti

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 shtator 2017 Në ora: 20:16
Banorët e Velesit nuk kanë të bëjnë me përhapjen e lajmit të rremë, ata thjesht duan të fitojnë para

Një numër mjaft i madh i portaleve dhe faqeve të internetit “Fake News” ndodhen në një qytet të vogël të Maqedonisë: Veles, shkruan kësaj here prestigjiozja gjermane “FR”. Në pamundësi për t’u punësuar, ata prej tani kanë krijuar faqe me 30.000 ndjekës, që më pas t’i shfrytëzojnë për reklama dhe lajme të rrejshme gjatë fushatës së zgjedhjeve amerikane 2020. “Gjatë tetorit 2016 fitova 80.000 dollarë,” mendon Bojko, një 27 vjeçar, që është kthyer mjeshtër i portaleve me lajme të rrejshme.

Lexo edhe: Die Zeit: Sa para fituan të rinjtë e Velesit, që bënë kryetar Donald Trump? Tre fazat e rëndësishme që kaloi Maqedonia brenda pak kohësh

“Unë lexoja çdo ditë Foxnews dhe CNN dhe e shkruaja edhe njëherë tekstin me fjalën e tyre. Çdo gjë që shkruaja, disi ishte e vërtetë.”

Shumë përfitues digjital nga Velesi i varfër, tani kanë arritur të blejnë vetura ose apartamente dhe shtëpi me pishina. Në diskoteka ata shijojnë shampanjë pasi jeta e tyre ka ndryshuar 180 gradë. Maqedonia është shteti me të ardhura mesatare prej 370 euro në muaj, ndërsa përmes "Fake news" mesatarisht fitohen 500 euro në muaj.

Asnjë perspektivë përveç Fake news

Përveç Velesit ka qindra vende tjera ku të rinjtë nuk kanë perspektivë në rajonin ballkanik.

Nën Jugosllavinë Velesi kishte një fabrikë të rëndësishme për përpunimin e zinkut, por me pavarësimin e saj në 1991, shumica e banorëve mbetën papunë dhe fabrika do mbyllej përfundimisht në 2000. Vendi vuan nga shëndetësia dhe shumë foshnja lindin me pasoja shëndetësore. Por të rinjtë e Velesit mbase u treguan më të mençur se bashkëmoshatarët e tyre në Ballkan dhe krijuan faqe interneti me lajme të rrejshme me qëllimin e vetëm për të fituar para. Sot në Veles funksionojnë 5000 uebsajte të tilla. Një pjesë e pronarëve të tyre kanë emigruar drejt Bullgarisë ose Greqisë për shkak se kanë frikë nga autoritetet policore që kërkojnë përqindje nga “puna e tyre”.

Nga Facebook për një klik përfiton një cent, ndërsa nga Google ka përfituar paratë e reklamave të postuara që shkojnë deri në 20 cent për klikim. Kur faqet arrijnë deri në 500.000 ndjekës, bëhet fjalë për shuma marramendëse.

Një 24 vjeçar që disponon faqe të tilla nga Velesi, thekson se “amerikanët mundesh ti manipulosh lehtë” dhe se “këtu në Maqedoni ti ose je pjesë e një partie ose emigrosh jashtë vendit ose ke një faqe interneti. Me këtë të fundit je më i lirë,” vijon 24 vjeçarja Saskia, që lajmet e saj lidhen kryesisht me historikun e veturave.

Të rinjtë e Velesit mendojnë se këto faqe nuk janë ilegale dhe se përmes tyre ata po shohin perspektivën në vendlindje./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat