Francesco Totti e akuzoi për tradhti, Ilary Blasi zgjedh heshtjen si përgjigje: Kam zbuluar gjëra që mund të shkatërrojnë 50 familje

Mediale Vip

Francesco Totti e akuzoi për tradhti, Ilary Blasi zgjedh heshtjen si përgjigje: Kam zbuluar gjëra që mund të shkatërrojnë 50 familje

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:17
Francesco Totti dhe Ilary Blasi

Francesco Totti ka akuzuar bashkëshorten e tij, Ilary Blasi, se ishte ajo që e tradhtoi e para. Ish-kapiteni i Romës në një intervistë për Corriera Della Serra tha se zbuloi mesazhe komprementuese në telefonin e prezantueses italiane.

Përgjigja e Ilary Blasi për intervistën e dhënë nga Francesco Totti, do jetë “heshtje”, për hir të Cristian, Chanel dhe Isabel .

Nuk do ketë asnjë kundërpërgjigje dhe sulm mediatik. Avokati i saj, Alessandro Simeone, ka shpjeguar se rrëfimi i legjendës së Romës nuk do të ndryshojnë strategjinë e komunikimit të Blasi, që kur çifti u ndanë dhe u zbulua lidhja e ish-portierit me Noemi.

Një gjë është e sigurt, marrëveshja nuk është arritur mes tyre. Çështja e divorcit po afrohet dhe Ilary ka vendosur që zëri i saj të dëgjohet në gjykatë.

Mediat italiane flasin për një betejë ligjore që ka muaj që po vazhdon dhe është gati të arrijë betejën finale.

“Mbrojtja e fëmijëve të mi vjen para së gjithash, secili është përgjegjës për veprimet e tij”, u ka shpjeguar Ilary miqve dhe bashkëpunëtorëve me të cilët ka komentuar intervistën e Tottit për Corriere della Sera.

Dhe kjo pavarësisht akuzave shumë të rënda të bëra nga ish-kapiteni i Romës, përfshirë edhe marrjen e disa orëve të tij Rolex.

“Nëse zgjedh një linjë, duhet ta mbash deri në fund”, është vendimi i Ilary-t, e cila hesht ndërsa e gjithë bota rreth saj vazhdon të flasë për atë që dukej si një përrallë, e përfunduar pa një fund të lumtur.

Nëse do të ishte e nevojshme, prezantuesja do t’i rrëfente Verissimo-s, e cila prezantohet nga shoqja e saj Silvia Toffanin, dhe skema e episodit do të ishte gati: “Ilary ka parë gjëra në vitet e fundit që mund të shkatërrojnë rreth pesëdhjetë familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat