Shkretëtira mbulohet nga lulet në Kili

Ndryshe

Shkretëtira mbulohet nga lulet në Kili

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:55
Foto nga vendngjarja

Atacama është shkretëtira më e thatë në botë jashtë rajoneve polare. Në disa pjesë nuk bie asnjë pikë shiu për dekada. Megjithatë, tani shkretëtira po shkëlqen nga trëndafilat, pasi reshjet e dendura të shiut lejuan të lulëzojnë mijëra lule.

Ky fenomen natyror zakonisht ndodh vetëm çdo pesë deri në shtatë vjet. Megjithatë, këtë herë, Atacama po lulëzon për të dytin vit radhazi. Ekspertët e mjedisit thonë se ndryshimet klimatike po kontribuojnë në frekuencën e shtuar të fenomenit të “shkretëtirës së lulëzuar”.

Image
Foto nga vendngjarja

Presidenti kilian, Gabriel Boriq, vizitoi Atacaman në fundjavë dhe njoftoi se qeveria kiliane synon të krijojë një park kombëtar në pjesën jugore të shkretëtirës.

Në vizitën e tij në Atacama, Boriq e përshkroi shkretëtirën e lulëzuar si unike në botë.Zona e lulëzuar tashmë ka një emër: “Desierto Florido” – “Shkretëtira e Lulëzuar”.

Presidenti tha se parku do të përputhet me standardet më të larta të Kilit për mbrojtjen e mjedisit.Lulet mahnitëse tërheqin një numër të madh turistësh. Duke krijuar një park kombëtar, qeveria kiliane shpreson gjithashtu të promovojë turizmin në shkretëtirën Atacama.

Image
Foto nga vendngjarja

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat