​Një grua britanike bëri apartament nga tualeti publik

Ndryshe

​Një grua britanike bëri apartament nga tualeti publik

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:59
​Një grua britanike bëri apartament nga tualeti publik

Arkitektja Laura Jane Clark ka arritur diçka që pakkush do ta kishte menduar.

Ajo bëri një shtëpi të pabesueshme nga një tualet publik, i cili ishte i braktisur për 30 vjet.

Bëhet fjalë për një hapësirë që askush nuk e vuri re, edhe pse ndodhet në vendndodhjen e mrekullueshme të Crystal Palace, në qendër të Londrës.

Meqë ra fjala, tualeti u ndërtua në vitin 1929 dhe ishte vetëm një grumbull gjërash të shkatërruara.

Lora mendoi për një kohë të gjatë se çfarë të bënte me këtë hapësirë. Në fillim ajo donte ta kthente në teatër, por në fund vendosi ta bënte një shtëpi.

Ndonëse apartamenti ndodhet nëntokë, ai është i ndriçuar nga tavani në mënyrë jashtëzakonisht të ndritshme dhe të zgjuar.

Vetë apartamenti ka një sipërfaqe prej 50 metra katrorë, por ka gjithçka që ju nevojitet për një jetë komode. Kuzhinë e mrekullueshme, banjë, dhomë ndenjeje me dhomë gjumi.

Edhe pse ajo e kreu këtë sipërmarrje të paprecedentë disa vite më parë, ky apartament është ende aktual sot, pasi nisi iniciativën për të kthyer në hapësira banimi ndërtesat e braktisura nën qendër të Londrës. Lora me siguri vërtetoi se është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat